Maqedonia e Veriut vendos më 8 maj fatin e presidentit
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar deri më tash 85.06 për qind të votave ose 1 milion e 543 mijë e 043 për raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale. Prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 40.14 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.73 të cilët do të përballen në raundin e dytë më 8 maj. Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 13.88 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.78 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.61, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.36 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.80 për qind.

Deri më tash janë 20.554 fletëvotime të pavlefshme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm.  Sipas Këshillit Shtetëror Zgjedhor, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 49.42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,265
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024