Kurti në Hanover flet mbi mundësitë që ofron Kosova për investime të huaja
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, nën organizimin e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari morën pjesë në prezantimin dhe diskutimin me biznese. Në fjalën e tij, kryeministri shtjelloi faktorët kryesorë që e bëjnë Kosovën destinacion të veçantë për investime nga Gjermania.  Ai faktorin e parë e renditi besimin e fortë dhe lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të përforcuara nga diaspora, pasuar nga ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike që e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm për afrim dhe përkushtimin për demokraci dhe liri ekonomike.

Dinamizmi ekonomik, gatishmëria për investime, rritja e bruto produktit vendor dhe projektet e mëdha infrastrukturore, përfshirë ato në fushën e energjisë, Kurti i përmendi si faktor të tretë, teksa sektorin e teknologjisë dhe atë të prodhimit bashkë me përparësinë konkurrues dhe frymën innovative, si faktor të katërt. Kurti ftoi kompanitë të eksplorojnë mundësitë që ofron Kosova dhe ta vizitojnë atë që të njëjtat t’i shohin nga afër.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,242
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024