Hoti akuzon Muratin për dështim në banim social
Biznes
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Rreth katër orë ka zgjatur mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, anëtarët e të cilit kanë shqyrtuar një sërë raportesh financiare të disa institucioneve, por nuk pati kuorum për miratim. Kuorum nuk ka pasur as për miratimin e marrëveshjes për banim social dhe ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj. Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, është shqyrtuar marrëveshja e kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin e banimit social adekuat. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje ka vlerën 25 milionë euro dhe mundëson zhvillimin e sistemit të banimit social në vend.

Për këtë ka reaguar opozita, ku deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se kjo marrëveshje nuk ka qenë në rend dite. Ai theksoi se pushteti ka mashtruar qytetarët në fushatë elektorale, duke iu premtuar banim social. Kritika pati edhe deputeti i Partisë Demokratike i Kosovës, Mërgim Lushtaku, i cili tha se pushteti po ushqen qytetarët me shpresa.

Ky komision nuk ka pasur kuorum për votimin e kësaj marrëveshje, por as të asaj mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Paraprakisht, ministri Murati theksoi se financuesi kryesor është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por gjithashtu e mbështetur me grant edhe nga korniza e Ballkanit Perëndimor për investime. Ky projekt do të përfundojë, shtoi Murati, në dhjetor të vitit 2027. Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar edhe raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për 2022 dhe 2023. Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca ngriti çështjen e largimeve të punonjësve, teksa theksoi ndërhyrjen e pushtetit me Ligjin për Pagat.

Në mbledhjen e këtij komisioni janë shqyrtuar raportet financiare edhe të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil, por nuk ka pasur kuorum për miratimin e tyre. Ndërkaq, komisioni nuk ka shqyrtuar kornizën afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2025-2027. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,237
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024