Për 26 asete në shitje nga AKP-ja pranohen 68 oferta
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 65 përmes metodës së likuidimit, shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore në dispozicion për shitje. Për 26 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 68 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2 milionë e 306 mijë e 680 euro. Muharrem Arifi, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit ekzekutiv - operativ në AKP, tha se po vazhdon shpërndarja e 20 % për punëtorët, ku deri më tani janë shpërndajmë 163 milionë e 379 mijë e 229 euro, teksa numri i përgjithshëm i përfituesve të 20% është 52.092.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani janë privatizuar 2 mijë e 939 asete të ndryshme, teksa në Fondet e Mirëbesimit janë grumbulluar 784 milionë e 114 mijë e 302 euro. Ndërsa, shuma e fondeve të shpërndara te kreditorët e ligjshëm është  61 milionë e 700 mijë e 360 euro për 307 ndërmarrje shoqërore në likuidim. AKP është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,244
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024