Pesë projekte të fituara për Kosovën për arsim dhe aftësim profesional
Lexohet për: 4 min.
436784350_425275203445482_6550264736840054240_n
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka shpërndarë pesë grantet e fituara në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. Për këto pesë projekte të suksesshme nga Kosova, janë ndarë 2.2 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institute të trajnimit profesional që implementojnë trajnim bashkëpunues.

RCF me ndarjen e këtyre granteve ka për qëllim që të rrit konkurrencën e qëndrueshme të bizneseve në ËB6, në rrugën drejt tregut të vetëm të BE-së. Për më shumë se 2000 studentë do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime të sektorëve kyç, për t’u lidhur me nevojat në zhvillim të tregut, kështu duke rritur punësimin e tyre dhe duke kontribuar në rritjen ekonomike.

Kordinatori rajonal i Fondit Rajonal të Sfidave (RCF), Renato Vasili, tha se pesë fondet e fituara për Kosovën, tregojnë potencial të vendit për nisma të tilla. Ai tha se në këto trajnime nga RFC-ja, do të përfshihen të gjithë individët në mënyrë të barabartë për rritje dhe avancim në tregun e punës.

Ndërkaq, drejtori i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtarë, Besim Mustafa tha Kosova dhe fuqia punëtore e vendit përmes këtyre trajnimeve po nis një rrugë të re të bashkëpunimit me institucionet arsimore. Ai tha se përmes këtij bashkëpunimi Kosova, do të krijojë një model të ri të fuqisë punëtore.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi shtoi se Kosova për të pasur një fuqi punëtore të gatshme për treg duhet të zhvillohet një bashkëpunim më të ngushtë  mes qeverisë dhe institucioneve të arsimit.

Po ashtu, Ambasadori gjerman, Joern Rohde, theksoi se trajnimi dhe shkollimi i fuqisë punëtore në vend nuk është kërkesë, por është nevojë e përgjithshme. Ai tha se Kosova ka interesim dhe kapacitet për trajnime për të shtyrë tregun e  punës përpara.

Ndërkaq, Ambasador i Zvicrës, Jurg Sprecher tha se shkalla e papunësisë në Kosovë është e lartë por se trajnimet si këto të fundit do të përgatitin jo vetëm njerëzit për tregun e punë por edhe sektorin privat në Kosovë. Sprecher tha se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën.

Përfituese e fondit për arsim dhe aftësim profesionale është shkolla profesionale “United Pixel Academy”, në partneritet me kompani tjera. Drejtoresha e shkollës, Zana Rusinofci tha se ky projekt është një hap i përbashkët në mes kompanive por edhe vet trajnuesve të cilët do të marrin pjesë. Ajo tha se planifikohen të trajnohen rreth 120 studentë për një vit dhe të gjithë të inkuadrohen në tregun e punës.

Përfitues tjetër i fondit (RCF), është edhe kolegji “UBT” në partneritet me tjera. Drejtori i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi tha se ky projekt do të rritë kuadrin e punës për investime të huaja për punësim. Ai tha se ideja e projektit është që të ndërlidh praktikë, punësim dhe shkollim.

Nga ky raund i fundit kanë përfituar pesë projekte në Kosovë, përfituese janë dy shkolla private, një qendër trajnimi profesional, dy universitete private dhe 15 ndërmarrje, të cilat do të financohen me mbi 2.2 milionë euro. Ndërsa, në total nga tri raunde të aplikimeve, gjithsej 16 projekte janë shpërblyer në Kosovë, përfshirë 16 institute të trajnimit profesional dhe 57 ndërmarrje partnere, duke ndarë rreth 8.12 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025