Chiesa pritet të largohet nga Juventusi nëse Allegri qëndron
Lexohet për: 2 min.
12-Chiesa
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli i Juventusit dhe Italisë, Federico Chiesa, ka të ngjarë të largohet nga klubi në verë nëse Massimiliano Allegri mbetet në krye në sezonin 2024/2025.

Kontrata e Chiesas në “Allianz” skadon në qershor të vitit 2025 dhe thuhet se Juventusi është në nxitim për të zgjatur qëndrimin e tij në klub, raporton KosovaPress.

Juventus nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë sulmuesin italian si lojtar të lirë vitin e ardhshëm, kështu që nëse ai refuzon të përkushtojë të ardhmen e tij në klub, “Zonja e Vjetër” do ta vendos atë në treg këtë verë.

Gjiganti i Serie A do të ketë më shumë shanse të rinovoj kontratën me Chiesan nëse largohet trajneri Allegri, sipas “Gazzettas”. Spekulimet sugjerojnë se Chiesa nuk është në marrëdhënie të mira me Allegrin, kështu që nëse trajneri mbetet në krye, Chiesa pothuajse me siguri do të kërkojë të largohet.

“Gazzetta” e konfirmon se Juventusi mund t'i ofrojë Chiesas një marrëveshje të re njëvjeçare dhe të diskutojë kushtet e një marrëveshjeje të re përsëri vitin e ardhshëm. Chiesa u tërbua me Allegrin dy javë më parë pasi u zëvendësua në pjesën e dytë të “Derby della Mole” kundër Torinos.

Ylli italian iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Fiorentina në vitin 2020 dhe ka shënuar 30 gola në 124 paraqitje me Juventusin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024