Bordi i KEK-ut liron nga detyra Nagip Krasniqin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot (e mërkurë) ka liruar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi.

Në njoftim thuhet se Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish  Kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimin se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Pas arrestimit, një muaj më vonë, Bordi i KEK-ut kishte pezulluar nga detyra e kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Ndërsa, më 15 shtator 2023 me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Krasniqi është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë i është zëvendësuar me atë për ndalimin e afrimit të vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër tij.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut në shkurt të këtij viti ka emëruar kryeshef ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.

https://kosovapress.com/arrestohet-drejtori-i-kek-ut

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,245
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024