Zgjedhjet në Maqedoni, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri 13:00
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut deri në orën 13:00 kanë votuar 229 mijë e 803 votues apo 26.35 për qind e qytetarëve, ka njoftuar Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve (KSHZ). Në konferencën e radhës, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor po shkon në rregull, përkundër disa ngecjeve të vogla teknike.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.814.317. VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska-Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,241
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024