LDK: Edhe një raport ndërkombëtar konfirmon korrupsionin qeveritar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Organizata Amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024 përmend korrupsionin qeveritar.

Sipas LDK-së kjo vazhdon të jetë shqetësim serioz në Kosovë.

“Nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar. Lidhja Demokratike e Kosovës, raportin e Freedom House njëjtë si atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideron shqetësues, për arsye se shumë problematika të cilat janë ngritur në këto raporte, vet LDK i ka diskutuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i zbardhur aferat korruptive”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK.

Sipas LDK-së në këtë raport përmendet skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat LDK thotë se ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor.

“Për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin. Vet qeveria u përballë me një skandal korrupsioni në vitin 2023, që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se do të vazhdojë ta mbrojë paranë publike, e cila sipas tyre po keqpërdoret nga korrupsioni instalues i Qeverisë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
487
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024