Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar i xhudos nga nesër (25 prill) deri më 27 prill do merr pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior.

Evropiani i Xhudos për Senior do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, ku pjesëmarrës do të jenë 47 shtete me 427 garues, nga të cilët 240 janë meshkuj e 187 femra.Kosovën në këtë Evropian do ta përfaqësojnë xhudistët e njohur si Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Loriana Kuka, raporton KosovaPress.

Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë (nesër) kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani ndërsa Loriana ndeshet në ditën e tretë. Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

Xhudistët që e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Kroaci:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024