Interi e ka të qartë strategjinë e transferimeve pas titullit të Serie A
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga “Il Corriere dello Sport”, Interi nuk do të ketë nevojë të shesë asnjë nga yjet e skuadrës gjatë verës, por Beppe Marotta dhe Piero Ausilio nuk mund të shpenzojnë më shumë se sa do të marrin nga shitja e lojtarëve.

“Nerazzurrët” po festojnë titullin e 20-të të Serie A në historinë e tyre, por drejtorët tashmë po punojnë për të forcuar ekipin për sezonin 2024/2025, raporton KosovaPress.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski do të transferohen në “Giuseppe Meazza” si lojtar të lirë dhe sipas “Il Corriere dello Sport”, objektivat e radhës kryesore të transferimit të Interit janë Albert Gudmundsson i Genoas, Alessandro Bungiorno i Torinos dhe Bento i Athletico Paranaense.

Gazeta sportive italiane e konfirmon se “Nerazzuri” do të ketë ende një buxhet të kufizuar transferimi gjatë verës, por të paktën ata nuk do të detyrohen të shesin asnjë nga yjet e tyre për të balancuar librat financiar.

Sidoqoftë, Marotta dhe Ausilio do të duhet të balancojnë të ardhurat dhe shpenzimet e transferimeve verën e ardhshme, kështu që kampioni i ri i Serie A nuk do të lejohet të shpenzojë më shumë sesa do të merr nga shitjet e lojtarëve.

Denzel Dumfries do të largohet nëse ai refuzon të nënshkruajë një zgjatje të kontratës përtej vitit 2025 dhe e ardhmja e Marko Arnautovic është gjithashtu e pasigurt.

Disa lojtarë të rinj dhe të huazuar mund të largohen gjithashtu. Interi thuhet se do të dëgjojë ofertat për Gaetano Oristanio, aktualisht te Cagliari, Filip Stankovic, Mattia Zanotti, Martin Satriano dhe vëllezërit Esposito, Sebastiano dhe Francesco Pio.

“Nerazzurrët” duan të mbajnë Franco Carbonin dhe vetëm një ofertë në rajonin prej 35-40 milionë euro do ta bënte klubin të ndryshojë qëndrim. Sa i përket Joaquin Correas, Olympique Marseille do të ketë detyrimin për të blerë sulmuesin argjentinas për 10 milionë euro nëse e fiton Ligën e Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024