Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kaq qytetarë kanë votuar deri në orën 9:00
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve  (KShZ) në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale. Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur dhe se procesi po shkon pa parregullsi.

Sipas tij në disa qendra janë paraqitur disa probleme teknike, por që do të zgjidhen shumë shpejt.

Probleme janë paraqitur në disa vendvotime në qytetin Kumanovës.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se konferenca e radhës e KShZ-së do të mbahet në orën 13:00.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet është paraparë të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.

VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
262
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024