Kjo është vlera e kredive të reja për muajin mars
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro. Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024