Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Hanit të Elezit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit e përkrahjes së komunitetit të biznesit.

“Thellimi i bashkëpunimit, ofrimi i këshillave profesionale nga sektorë të ndryshëm për bizneset anëtare në Dhomën e Tregtisë, këmbimi i informacioneve nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesor në Kosovë, përfshijnë disa prej pikave që përmban Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Komunën e Hani të Elezit”, thuhet nw njoftim.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, theksoi se DhTIK është e gatshme që të bashkëpunoj me të gjitha komunat posaçërisht në iniciativa lokale me qëllim që komuniteti i biznesit të përfitoj dhe barrierat në punën e tyre të minimizohen dhe të krijohet ambient më i përshtatshëm për të investuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi ka theksuar se angazhimi dhe gatishmëria e Komunës qëndron në nivel të lartë për krijimin e një klime sa më të favorshme për komunitetin e biznesit. Kryetari Ballazhi po ashtu potencoi faktin se sektori privat ka nevojë për më shumë përkrahje.

Në kuadër të këtij takimi po ashtu u theksuan edhe mundësitë e bashkëpunimit përmes projekteve të Bashkimit Evropian.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
676
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024