Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Lazio synon mrekullinë kundër Juventusit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stadio Olimpico” do të jetë nikoqir i përballjes mes Lazios dhe Juventusit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Allianz”, Juventusi e mposhti Lazion me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Lazio do të synojë me çdo kusht mrekullinë sot dhe ta përmbys rezultatin, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të kërkojë edhe barazimin, që do t’ia siguronte finalen e kësaj gare.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Lazio mungojnë Provedel, Zaccagni, Immobile dhe Kamada, kurse te Juventusi nuk do të paraqiten Gatti, Kean dhe De Sciglio.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Lazio (3-4-2-1): Mandas; Casale, Romagnoli, Gila; Hysaj, Cataldi, Guendouzi, Marusic; Felipe Anderson, Luis Alberto; Castellanos

Juventus (3-5-2): Perin; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024