​Arsenal-Chelsea, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i derbit londinez mes Arsenalit dhe Chelseat, ndeshje kjo e mbetur nga xhiro e 29 e Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Arsenali fitoi 2:0 kundër Wolverhampton, kurse Chelsea e mposhti 6:0 skuadrën e Evertonit, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes Arsenalit dhe Chelseat daton në muajin tetor të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Momentalisht, Arsenali është lider i tabelës me 74 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, kurse Chelsea zë vendin e nëntë me 47 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Arsenali mungon mbrojtësi Jurrien Timber, kurse te Chelsea nuk do të paraqiten Colwill, Fofana, Gusto, James, Lavia, Nkunku, Sanchez, Palmer dhe Gusto.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Raya; Tomiyasu, Gabriel, Saliba, White; Partey, Odegaard, Rice; Saka, Trossard, Havertz

Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Cucurella, Disasi, Badiashile, Gilchrist; Enzo, Caicedo; Madueke, Gallagher, Mudryk; Jackson

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024