Përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit”, pritet spektakël në mesjavë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Mesjava, respektivisht dita e mërkure dhe ajo e enjte do të sjellin përballjet e dyta të gjysmëfinales së “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma do të zhvillohet përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sfidë kjo që fillon nga ora 19:00, raporton KosovaPress.

Ylli fitoi ndeshjen e parë si mysafirë me shifrat 84:87, dhe avancon 1:0 në serinë gjysmëfinale.

Përballja tjetër do të zhvillohet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Ndeshjen e parë mitrovicasit e fituan 87:81 dhe tani synojnë fitoren e dytë që ta ngritin epërsinë në 2:0, ndërsa prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që shënojnë tri fitore kualifikohen në fazën finale, ndërsa edhe në finale do të nevojiten tri fitore për tu shpallur kampion.

Gjysmëfinalet 2

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
676
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024