​Konfirmohen gjyqtarët e EURO 2024
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Janë konfirmuar gjyqtarët për Kampionatin Evropian të kësaj vere në Gjermani. Aty përfshihet kuarteti anglez Anthony Taylor, Michael Oliver, Stuart Attëell dhe David Coote, dy të fundit që janë përzgjedhur si ndihmës gjyqtarë.

Komiteti i arbitrave të UEFA-s ka emëruar 19 gjyqtarë, plus ekipet e tyre ndihmëse të arbitrave dhe zyrtarët e video ndeshjeve për 51 ndeshjet e kësaj vere, përcjellë KosovaPress.

Emërimi i Attëell dhe Taylor, vjen dy ditë pasi dy zyrtarët u kritikuan nga Nottingham Forest për dështimin e tyre për të dhënë tre penallti gjatë humbjes 2-0 të klubit ndaj Evertonit në Premier League .

Përveç 18 gjyqtarëve të UEFA-s, arbitri argjentinas Facundo Tello dhe ndihmësit e tij Gabriel Chade dhe Ezequiel Brailovsky janë përzgjedhur gjithashtu për turneun si pjesë e bashkëpunimit midis UEFA-s dhe Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBO.

Euro 2024 zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut.

Lista e plotë e gjyqtarëve:

Artur Soares Dias (Portugali)

Jesus Gil Manzano (Spanjë)

Marco Guida (Itali)

Istvan Kovacs (Rumani)

Ivan Kruzliak (Sllovaki)

Francois Letexier (Francë)

Danny Makkelie (Holandë)

Szymon Marciniak (Poloni)

Halil Umut Meler (Turqi)

Glenn Nyberg (Suedi)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Sandro Schärer (Zvicër)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Facundo Tello (Argjentinë)

Clement Turpin (Francë)

Slavko Vinçiç (Slloveni)

Felix Zwayer (Gjermani)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
309
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024