​Skuadra gjermane nis sulmin për Rrahmanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas portalit gjerman “Liga Insider”, Ëerder Bremen ka vënë syrin te sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani .Rrahmani po kalon një sezon historik te “Giulesti”, pasi ka luajtur 20 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe katër asistime vendimtare.

Çmimi i reprezentuesi kosovar është afërsisht 2 deri në 3 milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit.

“SV Ëerder Bremen duket se e ka gjetur atë që kërkon në Rumani. Në kërkim të një sulmuesi të ri, Albion Rrahmani nga FC Rapid Bukuresht konsiderohet kandidat për ekipin gjerman”, shkruan mediumi gjerman, përcjellë KosovaPress.

Skautët e Bremenit thuhet se monitoruan lojtarin në ndeshjen e tij të fundit në stadium për të marrë një pamje më të qartë të tij. Megjithatë, sipas raportit, bisedimet mes klubeve ende nuk kanë filluar.

Bremeni do të përballet me konkurrencën nga Republika Çeke: SK Slavia Prague gjithashtu duket se është e interesuar për nënshkrimin e tij dhe madje ka dorëzuar një ofertë zyrtare, e cila u refuzua.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
311
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024