Zogaj: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin
Intervista
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet projektet e rëndësishme të Komunës së Prishtinës për shkak të përplasjeve politike. Kështu ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, Madje, ai nuk përjashton mundësinë që të mbahen zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prishtinë në vjeshtë si rrjedhojë e mungesës së votave të mjaftueshme për buxhetin e vitit 2025. 

Zogaj ka thënë se shumë prej projekteve të planifikuara ndër vite tashmë në sezonin pranveror kanë nisur të realizohen. Ndërkaq, sipas tij, projekti i ‘Rrugës A” pritet të lëshohet për qarkullim, ndërsa në tenderim është projekti i nënkalimit të rrugës “Agim Ramadani”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Zogaj në një intervistë për KosovaPress thekson se projekti kryesor po cilësohet edhe ai i sheshit “Xhorxh Bush” i cili është planifikuar të përfundojë këtë vit dhe sipas tij deri në vitin 2025 do të jetë gati.

Derisa foli për investimet në kryeqytet, ai tha se projektet janë të qëlluara dhe do ta ndryshojnë pamjen e kryeqytetit.

Nënkryetari i Prishtinës, Zogaj tha se projektet për kryeqytet po planifikohen, por se realizmi i tyre nuk po përkrahet nga qeveria. Zogaj tha se është përgjegjësi e Qeverisë që të ndaj fonde për projekte të kryeqytetit, por se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Ai tha se qeveria po anashkalon projektet e kryeqytetit për shkak siç thotë ai të përplasjeve politike.

Zogaj duke përmendur mos përkrahjen e qeverisë tha se për shkak të mungesë së shumicës parlamentare, buxheti i vitit 2025 mund të mos votohet, por se si komunë parlamentare po planifikojnë për të krijuar një shumicë. Zogaj tha në këtë situatë nuk mund të mos mendohen edhe zgjedhjet e reja./A. Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,265
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024