Osmani në OKB: Kosova shkëlqen me suksese dhe është një avokat për vlera demokratike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përballjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se 25 vjet pas përfundimit të intervenimt të NATO-s  Kosova shkëlqen me sukses sa i përket vlerave demokratike.

Osmani gjatë fjalimit të saj tha se Kosova mbetet vendi më pro BE dhe NATO në rajon e tutje dhe sipas saj duke iu bashkangjitur kësaj aleance do të jenë afër aleatëve për paqe dhe siguri globale.

Osmani ka përmendur se gjatë javës së kaluar janë bërë kryeqytet për të drejtat e grave.

Sipas saj janë duke punuar për një Kosovë që prodhon diversitet për të gjithë andaj shtoi se të drejtat e njeriut nuk duhet parë si projekte të përfunduara por të punohet çdo ditë.

Ajo tha se deklarimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve janë të rrejshme, pa bazë dhe me motive politike.

Ajo shtoi se strukturat ligjore dhe institucionale të Kosovës mbrojnë të drejtat e serbëve dhe komuniteteve tjera duke promovuar shoqëri gjithëpërfshirëse.

Osmani poashtu ka përmendur përpjekjet e vazhdueshme të e serbisë për destabilizim.

Osmani ka përmendur edhe eskalimet e serbisë pas sukseseve të Kosovës në Kshillin e Evropës dhe arrestimin e zyrtarëve policor.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024