Delegacioni i BQK-së përfundon me sukses takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Washington
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori Fusha, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar  Abazi dhe Shefi i Kabinetit Zyfliu, kanë përfunduar me sukses pjesëmarrjen në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që u mbajtën në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimet që u zhvilluan nga 15 deri më 21 prill, Guvernatori Ismaili ka prezantuar prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimet dhe zhvillimet lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale.

Guvernatori Ismaili gjatë takimit me Zëvendëspresidentin dhe njëherësh Drejtuesin e Thesarit të BB-së, Jorge Familiar ka theksuar vlerësimin e tij të sinqertë për anëtarësimin e BQK-së në Partneritetin për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) dhe mundësitë që ka ofruar ky program për ngritjen e ekspertizës dhe kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës përmes seminareve dhe programeve të saj trajnuese.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan edhe në progresin e bërë drejt investimeve të përgjegjshme Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG). Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së ndaj këtij qëllimi, i cili është paraqitur dukshëm në Planin Strategjik 2024-2028.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024