Para takimit të Këshillit të Sigurimit Osmani thotë se do ta përsërisin kërkesën për drejtësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, para takimit të Këshillit të Sigurimit ka thënë se e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet.

Osmani përmes një video të publikuar në Facebook, ku prezentë ishin edhe Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tairi, tha se do të sigurohen që të dëgjohet zëri i gjithë qytetarëve.

“Jam bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin me katër heroina të cilat janë simbol i forcës, simbol i guximit, i mbijetesës por poashtu simbol i sukseseve të republikës sonë. Do ta përfaqësojmë së bashku Kosovën tonë të gjithë qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Edhe pse është një ndër mbledhjet e rregullta që mbahet vazhdimisht për Kosovën do të sigurohemi që të dëgjohet zëri i gjithë qytetarëve tanë, do të sigurohemi të dëgjohet që Kosova është vërtetë storje suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificës së jashtëzakonshme”, tha Osmani.

Ajo poashtu tha se do të sigurohet të tregojnë për rreziqet e sigurisë me të cilat Kosova përballet për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë.

“Do ta përsërisim kërkesën tonë të vazhdueshme për drejtësi”, shtoi Osmani.

Sipas saj akoma nuk ka drejtësi për 13 mijë viktima civile, akoma nuk ka drejtësi për mijëra gra të dhunuara nga forcat serbe dhe mijëra fëmijë që janë vrare dhe sipas saj s’ka përgjigje për mijëra të zhdukur.

Ndryshe, takimi i Këshillit të Sigurimit do të mbahet sot drejtpërdrejt nga ora 16:00.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
378
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024