Pozitë dhe opozitë kërkojnë largimin e masave ndëshkuese, pas votimit të 21 prillit në veri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia në pushtet dhe partitë opozitare në Kuvend kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, përkundër dështimit të largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, në votimin e 21 prillit. Sipas tyre, me procesin e djeshëm të votimit, Kosova ka përmbushur kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe se BE-ja duhet të heq masat për të ruajtur edhe kredibilitetin e vet. Në anën tjetër, dalja e ulët në votim nga LVV-ja shihet si shpërfaqje e ndikimit të madh të Serbisë ndaj komunitetit serbë në Kosovë, përmes kërcënimeve dhe presionit. Ndërkaq, dy partitë opozitare, PDK dhe AAK konsiderojnë se votimi nuk zgjidhi problemin e legjitimitetit të kryetarëve aktual.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se votimi i djeshëm në veri është shpërfaqje e faktit se Serbia përmes Listës Serbe dëshiron të pamundësojë integrimin e serbëve në veri. Sipas saj, tashmë BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës dhe të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për statusin vend kandidat për anëtarësim.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosova e ka vënë vetën në një kurth të panevojshëm në veri, pasi problemi i legjitimitetit të kryetarëve vazhdon të jetë sfidë. Sipas tij, dalja e ulët në votime e komunitetit serbë është dëshmi e instrumentalizimit të tyre nga Beogradi zyrtar. Megjithatë, ai nënvizoi nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai shtoi se veprimet e PDK-së dhe dy kryetarëve nga radhët e tyre në veri do të jenë vizavi veprimet të institucioneve shtetërore.

Largimin e masave ndëshkuese e kërkoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai theksoi se frikësimi, presioni politik dhe ndikimi i Vuçiq vazhdon të jetë i madh në veri, ndërkaq kërkoi që institucionet e vendit të ushtrojnë sovranitetin e plotë në veri, por gjithmonë duke faktuar para ndërkombëtarëve për legjitimitetin demokratik.

Këto komente ata i bën pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare, ku mes tjerash në rend të ditës janë sërish 13 marrëveshje ndërkombëtare, ku partia në pushtet kërkoi votimin edhe të partive opozitare. Në anën tjetër, në PDK kërkuan sërish themelimin e një komisioni hetimor sa i përket zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, por edhe siç thanë faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar./KosovaPress/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
212
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024