Pioli me plan special kundër Interit
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli mund të revolucionarizojë taktikat e tij në Milano kundër Interit sonte, duke përdorur Rafael Leaon si qendërsulmues, me Yunus Musah dhe Christian Pulisic në role të reja.

Një fitore do të garantonte matematikisht Scudetton për “Nerazzurrët”, diçka që Pioli natyrisht është i etur për ta shmangur, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Milanneës.it”, trajneri mund të eksperimentojë me një formacion krejtësisht të ri në një përpjekje për të befasuar Simone Inzaghin.

Formacioni do të mbetej në rreshtimin 4-2-3-1, por me Leaon që pritet të kalojë në rolin e qendërsulmuesit në vend të Olivier Giroud.

Lëvizja e Leaos do t'i lejonte Pulisicit të rikthehej në pozicionin e tij të preferuar në krahun e majtë pas një sezoni që ecën jashtëzakonisht mirë në të djathtë. Prandaj, shoku i tij i skuadrës, Musah do të merrte krahun e djathtë, me Ruben Loftus-Cheek i vetmi konstant si trequartista.

Yacine Adli dhe Tijjani Reijnders janë favoritët për mesfushë, duke lënë në stol Ismael Bennacer.

E vetmja fushë pa dyshim është mbrojtja, sepse Malick Thiaë është i pezulluar, Simon Kjaer ende nuk po stërvitet me skuadrën dhe as që pritet të jetë në stol, plus Pierre Kalulu i dëmtuar.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Gabia, Tomori, Theo Hernandez; Adli, Reijnders; Musah, Loftus-Cheek, Pulisic; Leao

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
796
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024