Lista Serbe pranon ndikimin e saj në bojkotin e votimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lista Serbe ka pranuar se ka ndikuar në bojkotimin e procesit të votimit në katër komunat veriore të Kosovës. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit, sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë”. “Duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fals në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë që do të kishte kuptim i gjithë procesi parandalojnë heqjen e pulenave të Kurtit, dhe pastaj do ta paraqisnin si një lloj legjitimiteti”, shkruan partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Sipas kësaj partie, dita e sotme “tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb të cilët mbetën konsistent me vetveten, por edhe dhanë dëshmi se nuk janë Lista Serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët, por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që rezultuan me rrugët e zbrazura në veriun e Kosovës sot”. Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka fajësuar Listën Serbe dhe Beogradin zyrtar për dështimin e votimit në veri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nisma për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve. Në procesin e sotëm të votimit kanë marrë pjesë vetëm 253 persona. Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues, nga 13.674 votues apo 0.91%,  në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%, në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7.209 ose 0%. Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18.796 apo 0.59%.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
214
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024