Moti për javën e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, ku do të ketë vranësira dhe rreze dielli, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut. Ditën e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Të martën do të mbajë mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 11-14 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të mërkurën do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës vende-vende  parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi. Ditën e enjte do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 10-14 gradë. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,240
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024