Dështimi në veri, Krasniqi fajëson Serbinë e Listën Serbe
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka akuzuar Beogradin zyrtar dhe Listën Serbe, se kanë urdhëruar bojkotimin e procesit të votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve në katër komunat veriore, ndërkohë që i ka bërë thirrje BE-së të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Krasniqi në rrjetin social X ka shkruar në gjuhën angleze se Qeveria e Kosovës ka siguruar infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre demokratik.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në katër komunat veriore – pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që të mos bëhet një gjë e tillë”, shkroi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nisma për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve. Në procesin e sotëm të votimit kanë marrë pjesë vetëm 253 persona. Ministri Krasniqi ka thënë se ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. “Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të frenohet më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.

Më herët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. “Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka thënë ajo. Bashkimi Evropian vitin 2023 ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionimin e situatës në veri. BE ka pezulluar përkohësisht punën në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe Kosova po ashtu nuk do të ftohet në takimet e nivelit të lartë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,266
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024