Kurti përmend partneritetin e Kosovës me anëtaret e Forumit Ekonomik të Vjenës
Biznes
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës sot në Sofje të Bullgarisë. Ai me këtë rast theksoi partneritetin dhe miqësinë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit. Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri tha se e njohin kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.

"Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal na ndihmojnë të gjithëve dhe çojnë në integrim më të madh ekonomik dhe prosperitet për rajonin tonë", tha ai ndër të tjerash. Duke nënvizuar dhe progresin e vendit tonë në vitet e fundit, në indekset ndërkombëtare e në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, liri të mediave e demokracinë, kryeministri shprehu dhe se Kosova riafirmon dedikimin për objektivat e këtij forumi, si promovimi në nivel rajonal i bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe rritjes.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,242
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024