Osmani kërkon nga BE të heqë masat ndëshkuese pas votimit në veri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është deklaruar mbi votimin e sotëm për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve shqiptarë në veri. Ajo në një postim në Facebook ka thënë me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. “Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t'i largojnë kryetarët aktual dhe t'i zgjedhin kryetarët e rinj. Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Osmani.

E para e vendit tha se Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t'i përfaqësojë. Osmani ka falënderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet e sigurisë, si dhe partnerët për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nisma për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve. Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, ka bërë të ditur se në procesin e sotëm të votimit kanë marrë pjesë vetëm 253 persona.

Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues, nga 13.674 votues apo 0.91%,  në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%, në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7.209 ose 0%. Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18.796 apo 0.59%. “Ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm, andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, ka thënë Radoniqi.

Bashkimi Evropian vitin 2023 ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionimin e situatës në veri. BE ka pezulluar përkohësisht punën në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe Kosova po ashtu nuk do të ftohet në takimet e nivelit të lartë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,265
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024