Mblidhet materiali zgjedhor në Leposaviq
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Pak pas orës 19:00, atëherë edhe kur u mbyllën qendrat e votimit në Leposaviq, ka nisur bartja e materialit të votimit. Sipas të dhënave nga KKZ, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në ora 15:00 në komunën e Leposaviqit ka qenë 122 nga mbi 13 mijë sa kishin të drejtë, në tetë qendra votimi. Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka hedhur poshtë mundësinë e falsifikimit të votave dhe shkeljen e mundshme të privatësisë gjatë procesit të votimit sot në katër komunat veriore. Zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se vendosja e kabinave dhe kamerave do ta pamundësojë fotografimin e votës dhe nuk e cenon fshehtësinë e saj. Ai ka theksuar se i gjithë procesi i votimit nuk monitorohet nga KQZ dhe se filmimet e kamerave do të shkatërrohen së bashku me materialin zgjedhor në rast se nuk do të ketë kërkesa nga institucionet.

Ndryshe, sot banorët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut kishin rastin të vendosin pro apo kundër largimit të kryetarëve të këtyre komunave, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet e mbledhura nga mesi i muajit janar. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje. KQZ do të mbajë konferencën e radhës në ora 19:30, ku do të del me ecurinë e procesit e votimit në tërësi. /Sh.Pajaziti

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,242
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024