Rusia kërcënon SHBA për Ukrainën
Lexohet për: 2 min.
luftukraine
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Moska zyrtare deklaroi sot se mbështetja e përfaqësuesve amerikanë për ndihmën e re për Ukrainën në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë amerikanë tregon se Uashingtoni “po zhytet më thellë në një luftë hibride kundër Rusisë që do të përfundojë me poshtërim si në Vietnam apo Afganistan”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se ishte e qartë se SHBA dëshironte që Ukraina të "luftonte deri në Ukrainën e fundit". “Përfshirja gjithnjë e më e thellë e Uashingtonit në luftën hibride kundër Rusisë do të kthehet në një fiasko të zhurmshme dhe poshtëruese për SHBA-në si Vietnami apo Afganistani”, tha ajo, duke shtuar se Rusia do t'i përgjigjet "pa kushte dhe vendosmërisht" vendimit amerikan për t'u përfshirë më shumë në Ukrainë”. Zëvendësambasadori rus në OKB Dmitrij Polanski tha se "nuk ka asgjë për të festuar". Ai shkroi se lufta do të vazhdojë dhe se "më shumë para do të përfundojnë në xhepat e njerëzve, do të vidhen më shumë armë dhe dhjetëra mijëra ukrainas do të përfundojnë në mulli të mishit". Ai shtoi se humbja e Ukrainës është "e pashmangshme".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025