​200 milionë për transformimin rrënjësor të infrastrukturës së futbollit
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth zhvillimit të infrastrukturës së sportit në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin e stadiumit nacional. Ai ka thënë se tashmë ka nisur rindërtimi i tërësishëm i fushës së stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë, teksa punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë.

“Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar 9 milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajt. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot, teksa janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit. Pjesë e planit pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së fushave sportive të futbollit janë edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (“Riza Lushta”), Podujevë dhe Drenas. “Vlera totale e investimeve në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro, teksa gjatë këtij viti do të nisin procedurat për stadiumin nacional të Kosovës”, ka thënë Kurti. Ndryshe, plani pesëvjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes Qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe i njëjti i është prezantuar dhe ka marrë mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,245
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024