Nunaj: Kosova dhe Shqipëria të punojnë fort për të realizuar një treg unik ekonomik
Intervista
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mungesa e stabilitetit të politikave fiskale vazhdon t’i sfidojë bizneset që duan të investojnë në Shqipëri. Kjo për shkak që në këtë shtet nuk ka një qëndrueshmëri të politikave fiskale, pasi që qeveria atje vazhdimisht i ndryshon ato. Kështu thotë për KosovaPress ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e cila thekson, se kjo e dëmton edhe klimën e të bërit biznes.

Derisa flet për marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë, Nunaj thotë se të dy vendet duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të zhvillohen ekonomikisht për të realizuar një treg unik ekonomik. Ndërsa, bënë thirrje qeverisë që të hartojë politika të qëndrueshme afatgjate, Nunaj thotë se ky shtet ka pasur një ndihmesë ndaj bizneseve tek shpërndarja e fitimit.

“Sa i përket politikave fiskale, Shqipëria është karakterizuar nga mungesa e stabilitetit të politikave fiskale që nënkuptohen që në mënyrë të vazhdueshme qeveria i ndryshon politikat fiskale. Pra, nuk ka një qëndrueshmëri në tre apo pesë vite, pra në një periudhë afatmesme të mos ketë një ndryshim të paketës fiskale në mënyrë që bizneset kur planifikojnë investimet e tyre, i planifikojnë me rezerva pasi nuk e dinë nëse do jenë më këto politika pas një apo dy vite. Kjo e dëmton edhe klimën e biznesit ose mënyrën e të bërit biznes, ndërsa sa i përket ndihmesës këtu, në 2024, janar qeveria ka miratuar vendosjen e një politike fiskale tatuese kundrejt profesioneve të lira, gjë e cila deri në 31 dhjetor të 2023 nuk ka qenë në Shqipëri, pasi profesionet e lira ishin të klasifikuara si biznese të vogla dhe kishin tatimin zero. Në këtë rast, qeveria ka pasur një ndihmesë ndaj bizneseve tek pjesa e shpërndarjes së dividendit”, thotë Nunaj.

Duke folur për raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, Nunaj thotë se të dyja vendet duhet të funksionojnë dhe duhet të punojnë shumë fort për të realizuar një treg unik ekonomik. Ndërsa ka theksuar se ishte lajm i mirë kur mësuan se Kosova për herë të parë kishte Shqipërinë shtetin që kishte nivelin më të lartë të tregtisë, duke zbritur Serbinë që ishte shteti që kishte nivelin më të lartë të eksporteve, ose Kosova nivelin më të lartë të importeve nga Serbia.

Nunaj thotë se zhvlerësimi i euros i ka dëmtuar kompanitë për faktin se të ardhurat i kanë në euro dhe konvertimi i tyre në lek ishte më pak, derisa thotë se qeveria ka hartuar një plan për të ndihmuar këtë sektor. Sipas saj, aktualisht Shqipëria po përjeton një situatë të stabilizuar ekonomike. Nunaj thotë se inflacioni gjatë vitit të kaluar ka bërë që të ketë ulje të konsumit, porse shton se aktualisht ka një stabilitet të çmimeve. Mes tjerash, ajo thotë se qeveria prej gati dy viteve ka ndërmarrë një nismë për të rritur pagat e sektorit publik, për të realizuar një pagë mesatare 900 euro, politikë kjo që sipas saj, synon të shërbejë si nxitje për rritjen e pagave në sektorin privat.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,248
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024