Izmir Zeqiri: E kam ditur se do ta çoj mandatin deri në fund, do të fitoj edhe në zgjedhjet e ardhme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë për KosovaPress, se e ka ditur që do ta çoj mandatin e tij deri në fund dhe për këtë ka përmendur fakte, ndërsa u shpreh se edhe në zgjedhjet e ardhme do të fitojë dhe do ta mbaj pozitën e kryetarit të kësaj komune.

Ai tha se do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve pavarësisht epilogut për të. Sipas tij, serbët po e bojkotojnë procesin, për shkak se nuk i kanë numrat e nevojshëm, andaj siç tha ai, kanë frikë të dalin në votime.

"Nga fillimi kam qenë i fokusuar shumë për ta çu mandatin deri në fund..  Të gjitha qendrat e votimit të caktuara nga KQZ-ja janë duke shkuar në rregull..  Unë do të pranoja çfarëdo rezultati që do të dilte nga vota e lirë e qytetarit qysh kam pranuar kur jemi hyrë në garë... .  (e kam ditë se do ta çoj mandatin deri në fund) bazuar në tri fakte. E para Lista serbe qysh prej themelimit të saj nuk është matur me vota reale të qytetarëve, por qysh është votuar, Lista serbe ka pasur komisionerët e saj dhe nuk ka pasur ndonjë komisioner tjetër dhe aty nuk kanë votuar qytetarët por komisionerët e kësaj partie... E dyta, sa i përket komunës së Zubin Potokut, etnia shqiptare e përbën 12 deri 15 përqind numrin e banorëve.. Fakti i tretë është se prej fillimit kam qenë i bindur se Listën serbe nuk e votojnë as një pjesë e serbëve sepse gjatë viteve sa ka qenë në pushtet i ka keqtrajtuar qytetarët e vet... S’kanë numër të mjaftueshëm të qytetarëve (Lista serbe). me dalë me i verifiku zyrtarisht frikohet kështu që nuk merr pjesë...Ka vullnet të tillë të qytetarëve (serbë) që do të votonin për mua.. Unë besoj që nëse i hy garës prapë, synoj vendin e parë në zgjedhje të lira dhe demokratike", ka thënë Zeqiri.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,239
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024