Gjobiten motoçiklistët pa dokumente të rregullta në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sonte rreth orës 20:00 në Ferizaj ka ndaluar dy persona që po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt. Ndaj V.R. (25) policia ka shqiptuar gjobë 700 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiskoi motoçikletën, pasi që po e drejtonte pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim. 

Ndërsa ndaj personit F.M. (16) policia inicioi fletëparaqitje për gjykatë, pasi po drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi dhe pa regjistrim. Policia e Ferizajt fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”, dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
200
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024