Ferizaj, gjobitet shoferi për ngasje nën ndikimin e alkoolit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Prelez i Muhaxherëve, ka ndaluar shoferin D.M. (27), i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.85 promil. Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse - heqje e patentë shoferit. Policia e Ferizajt fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion ta njoftojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
212
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024