Pasuria e ministrit Sveçla
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ai llogaritet të jetë ministri më i pasur në Qeverinë Kurti, pasi ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët 600 mijë euro dhe një lokal në vlerë 650 mijë euro. Sveçla gjithashtu është aksionar me bashkëshorten e tij në ordinancën stomatologjike “Dental Advanced Services Dhomi”, në vlerë 100 mijë euro.

Sveçla ka deklaruar se para të gatshme bashkë me gruan e tij kanë rreth 8.400 euro, teksa ka dy kredi - një në vlerë 15 mijë euro dhe një në vlerë 5 mijë euro. Po ashtu ka deklaruar një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro në emër të gruas. Pagën vjetore e ka deklaruar në vlerë 16.630 euro, derisa mëditje nga udhëtimet zyrtare ka marrë në vlerë 2.280 euro.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,845
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024