Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ai ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërve në vlerë 44 mijë euro, banesë tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërve 45 mijë euro. Po ashtu ka listuar tri toka në pronësi të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro dhe një depo 500 euro. Konjufca te pasuritë e luajtshme ka përmendur veturën e bashkëshortes në vlerë tre mijë euro.

Ai ka deklaruar 3 mijë e 510 euro si kursime nga të ardhurat personale dhe 5 mijë e 594 euro si shumë e akumuluar nga pagat e marra. Ai ka bërë të ditur se ka një kredi për blerjen e banesës - 61 mijë e 424 euro, ku vlerë e mbetur janë 33 mijë e 607 euro. Ndryshe, Konjufca merr pagë vjetore 27.555 euro, derisa 3.589 euro ka deklaruar se i merr në formë të mëditjeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
314
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024