Përplasje në KQZ për votimin në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor për organizimin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve nesër në katër komunave në veri të Kosovës. KQZ sot ka mbajtur mbledhjen e radhës mbi përgatitjet e votimit në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023. Kryeshefi i Ekzekutiv i Sekretariatit Burim Ahmetaj ka thëne se janë identifikuar qendrat e votimeve, pas refuzimit të drejtorëve të shkollave për të mos lejuar votimin në këto objekte. Ai tha se numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Ilir Gashi, ka qenë kritik ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit në kontejnerë dhe qendra tjera alternative të votimit. Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi ka reaguar ndaj deklarimeve të kolegut të tij, duke e akuzuar për dezinformim. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, disa herë i kërkoi ta ndërpriste fjalën.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës. Votimi organizohet në bazë të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës, pas presionit të ndërkombëtareve për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri. Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. KQZ ende nuk ka publikuar orën e publikimit të rezultateve preliminare për fatin e kryetarëve në veri, ndërkohë që gjatë ditës do të mbajë katër konferenca për media për të informuar mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit. /A.Zogaj/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024