Probleme mes Gundogan e Araujos? E zbulon Xavi
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Së fundmi temë diskutimi ka qenë dyshja e Barcelonës, Ilkay Gundogan dhe Ronald Araujo. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, ndeshje të cilën Barcelona në fund e humbi 4:1 dhe i kushtoi me eliminim në çerekfinale të kësaj gare.

Gundogan nuk ishte i kënaqur me kartonin e kuq të Araujos, dhe disa komente pas ndeshjes nga mesfushori gjerman bënë që të fillojnë spekulimet se ka probleme mes dyshes së Barçës, raporton KosovaPress.

Por, trajneri i kampionit spanjoll, Xavi e konfirmoi se gjithçka është zgjidhur mes Gundogan dhe Araujos.

“Nuk ka probleme mes Ilkay Gundogan dhe Araujo. Gjithçka është zgjidhur, është mirë. Kur nuk ke qëllime të këqija, ju gjithmonë e kuptoni njëri tjetrin në fund”, tha Xavi.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024