Kosova merr vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings për herë të parë në histori
Biznes
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings ka dhënë Vlerësimin Kreditor BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi si shtet. Vlerësimi Kreditor është indikator tepër i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet, dhe merr parasysh qendrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar, dhe cilësinë e qeverisjes ndër tjera. Në raportin e publikuar më 19 prill, Fitch Ratings thekson në veçanti kredibilitetin e politikave fiskale, stabilitetin dhe nivelin e ulët të borxhit publik, deficitin e ulët buxhetor, dhe sektorin bankar të qëndrueshëm si arsyet kryesore që kanë mbështetur pozitivisht vlerësimin e tyre kreditor për Kosovën.

Fitch Ratings ka vlerësuar punën e bërë nga Qeveria në fushën e politikave fiskale me uljen e deficit buxhetor dhe rritjen e vazhdueshme të mbledhjes së tatimit. Agjencia vlerëson nivelin e ulët të borxhit publik i cili ka rënë në 17 për qind të bruto prodhimit vendor, si dhe shkallën e inflacionit në rënie, e cila në muajin mars ka prekur nivelin 2.3 për qind. Përveç qëndrueshmërisë fiskale si dhe një sektori bankar rezilient e mirë të kapitalizuar, Agjencia ka vlerësuar edhe stabilitetin politik të vendit si faktor pozitiv, për faktin që Qeveria e Kosovës është mirë e pozicionuar për të shërbyer mandatin e plotë. Raporti vlerëson edhe punën e Qeverisë në realizimin e reformave të nevojshme si dhe luftimin e korrupsionit, përkundër sfidave.

Ky Vlerësim Kreditor e vendos Kosovën në hartën botërore të shteteve serioze me politika të qëndrueshme, duke forcuar kështu edhe më tej pozicionin e vendit dhe njohjen në arenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, Vlerësimi Kreditor shërben edhe si pasaportë e shtetit, përmes së cilës investitorët e huaj do ta kenë më të lehtë të informohen për zhvillimin ekonomik dhe politikat financiare të vendit, duke e bërë kësisoj më të lehtë procesin e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë. Procesi i Vlerësimit Kreditor është mbështetur nga USAID në kuadër të projektit për “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa”. Kjo mbështetje forcon më tej bashkëpunimin që Kosova ka me USAID dhe SHBA-në, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Financave.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
375
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024