Konjufca nderon viktimat në Hallaq të Vogël: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në dy fshatra të Komunës së Lipjanit, Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri. Pas homazheve pranë lapidarëve me emrat e skalitur të të rënëve, Konjfuca bashkëbisedoi me familjarë të heronjve e martirëve dhe banorë të tjerë të fshatrave. Duke vlerësuar lart sakrificën e të rënëve, kryetari i Kuvendit theksoi se krimet e Serbisë nuk do të harrohen asnjëherë dhe se Kosova kurrë nuk do të resht së kërkuari drejtësi. Konjufca tha se të rënët do të kujtohen me krenari brez pas brezi, duke mbetur lapidarë të përjetshëm në memorien e popullit shqiptar.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024