Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore Antonella Bassani kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Në njoftim thuhet se ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

“Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024