‘Pikëpyetjet’ për votimin në veri, bëhen me dije rrethanat se si mund të kalojë ose dështojë ky proces
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, i cili pritet të mbahet për herë të parë në Kosovë, është në pikëpyetje nëse do të realizohet ose jo me sukses më 21 prill.

Profesori universitar dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije rrethanat se si mund të kalojë apo dështojë ky proces.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kontributi i qytetarëve duhet të jetë 50 plus 1 për qind në mënyrë që mos të dështojë kjo iniciativë e cila është parapa përmes udhëzimit administrativ.

Ish-kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Baraliu ka përmendur se nëse nuk arrihet 50 plus 1 e votuesve, atëherë sipas udhëzimit administrativ në fuqi, kjo iniciativë mund të përsëritet vetëm pas një viti.

Baraliu ka përmendur se Serbia është e interesuar që përmes “dështimit”, të këtij procesi të prolongohet çdo gjë në Kosovë.

Njohësi i Kushtetues ka folur edhe për qendrat e votimit, të cilat sipas tij, varësisht prej rrethanave mund të mbahen edhe në ambiente alternative, pas refuzimit të disa shkollave për tu bërë qendra të votimit.

Baraliu shprehet i bindur që situata të dielën do të jetë e qetë dhe nën kontroll të institucioneve, derisa nuk shprehet optimist se ky proces do të përfundoj me sukses duke shtuar se ndikimi i Beogradit është i madh te popullsia./A.Qamili/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024