Kurti: Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar agresivitetin e Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve e ka trimëruar agresivitetin e Serbisë. Kreu qeveritar i ka kualifikuar si veprime të një shteti mafioz ndalimin e zyrtarëve policorë të Kosovës dhe qytetarëve të tjera në pikat kufitare me Serbinë. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, Kurti tha se shpreson se tash do të fillojë një etapë e re ku Kosova dëshmohet se është shtet demokratik, ndërsa Serbia vend autoritar dhe mafioz.

Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë të enjten, tha se Serbia me ndalimet e djeshme ka shkelur të drejtat e njeriut, marrëveshjet e Brukselit dhe të Procesit të Berlinit. Duke folur për dialogun me Serbinë, Kurti tha se me këto veprime po vihet në pikëpyetje Marrëveshja Bazike e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dje janë ndaluar dhe maltretuar rreth 1500 qytetarë kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.Sipas tij, të njëjtit janë marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre dhe lidhjet me UÇK-në. Ai tha se nga dhjetë policë të ndaluar, nëntë prej tyre janë liruar, ndërkaq është dërguar në paraburgim në Rashkë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

I pyetur nëse do të intervenojë Policia e Kosovës në hapjen e qendrave të votimit në katër komunat veriore, Sveçla tha se do të jenë në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ-së.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024