Kryhet edhe një intervenim i madh kirurgjik
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses edhe një intervenim i madh kirurgjik.

Sipas njoftimit, ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure për sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga Kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalin e Pejës.

“Intervenimi është kryer nga ekipa e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj  dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi. Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike. Këto intervenime kërkojnë kosto te mëdha, prandaj kryerja e këtyre intervenimeve në Institucionet tona shëndetësore siç është rasti në Spitalin  Përgjithshëm në Pejë është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët. Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestesionit dhe Instrumentareve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë. Gjendja e pacientit të operuar është e mirë”, thuhet në njoftim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
301
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024