Shqipëria del nga lista e vendeve për monitorim pas 29 vitesh
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria del pas 29 vjetësh nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut. Në Strasburg është vlerësuar puna e SPAK për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Ndërkaq, Këshilli u kërkon palëve politike në Shqipëri që të shohin me prioritet disa çështje, mes tyre edhe votimin e diasporës.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani falënderoi Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri dhe theksoi se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standardeve europiane.

“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, – shkruan Hasani./Topchannel/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024