Guardiola: Urime Real Madridit
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk ka asgjë për t’u penduar pasi Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve duke u mposhtu nga Real Madridi pas ekzekutimit të penalltive.

City dominoi lojën, duke barazuar me Kevin De Bruyne në minutën e 76 -të , por nuk mundi ta fitonte në kohën normale dhe në shtesë, duke bërë kështu që penalltitët të kishin rolin vendimtar.

Reali kalon në një përballje gjysmëfinale me Bayern Munich, me Cityn e mbetur në përpjekje për të siguruar dy dituj, në Premier League dhe FA Cup., transmeton KosovaPress.

“Unë do të kisha preferuar të fitoja, sigurisht, por urime për Real Madridin , ata u mbrojtën shumë mirë me një solidaritet të tillë. Ne bëmë absolutisht gjithçka - nuk jam penduar. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në të gjitha repartet, por fatkeqësisht nuk mundëm të fitonim”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Më duhet t'u them faleminderit këtyre lojtarëve nga thellësia e zemrës sime për mënyrën se si ata luajtën. Por futbolli ka të bëjë me fitoren dhe ne nuk bëmë mjaftueshëm, por ishim të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë mund të fitosh me penallti dhe ndonjëherë nuk mundesh. Por në lojë ne nuk i konvertuam rastet që kishim, edhe pse u mbrojtëm me të vërtetë. Të gjithë performuan në një nivel të lartë. Ne thamë se duhet të jemi në maksimumin tonë”, theksoi Guardiola.

“Tani duhet të shohim përpara se çfarë do të vijë në sezon. Nuk kemi shumë kohë për të pushuar. Është një pjesë e ngarkuar e sezonit. Tani është koha për të qenë të fortë, veçanërisht në kokë. Jemi ende në dy gara të rëndësishme”, shtoi ai.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,847
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024