Anglia drejt ndalimit të duhanit, kush është lindur pas 1 janari 2009, ‘përjashtohet’
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një projektligj i diskutueshëm që parashikueshëm të eliminojë gradualisht pirjen e duhanit në Britani eci përpara në parlament të martën, ndërsa Dhoma e Ulët e Komunëve të parlamentit britanik votoi në favor të masës kontroverse.

Projektligji do të ndalonte shitjen e produkteve të duhanit të gjithë atyre të lindur pas 1 Janari 2009, duke rritur në mënyrë efektive moshën e pirjes së duhanit me një vit, pas çdo viti derisa të përfshijë të gjithë popullatën, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

Parlamenti britanik nisi debatin pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi projektligjin të martën, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, edhe brenda radhëve të partisë së tij konservatore. “Ky projektligj ka mundësi të heqë nga qarkullimin duhanin tek të rinjtë po aq herët sa 2040” tha qeveria kur zbardhi planin e saj, duke e quajtur lëvizjen historike. Në votimin e parë të projektligjit, 383 deputetë votuan pro, 67 votuan kundër. Projektligji do të duhet të miratohet nga Dhoma e Lordëve për t'u bërë ligj.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,244
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024